Monday, February 16, 2015

Erërat e reja të letërsisë shqipe
















Pak muaj më parë, në Kroaci u botua “Antologjia e letërsisë shqipe”. Dymbëdhjetë shkrimtarë, mes të njëzetave dhe të dyzetave, i propozohen lexuesit kroat me krijimtarinë e tyre në prozë e poezi. Një përzgjedhje autorësh pak të njohur, që pragun e komunikimit me lexuesin e kanë kaluar në festivalet e poezisë dhe në botimet e revistave letrare në vend e disa syresh edhe në rajon.  A  ka një rrymë të re në letrat shqipe? E kanë zëvendësuar brezin e  ri të post ’90? Si dhe ku spikatin ata?



Kur bie fjala të përkufizosh të renë, frika për të mos e gjetur termin adekuat, atë që i bie në kokë me një goditje e i shteron të gjitha, duke mos lënë vend për pyetje të tjera, është edhe më e madhe sesa droja për të mos rënë në grackën e klisheve. Çfarë është e reja? Si lind ajo? Kush quhet e re? Për sa kohë quhet e tillë derisa të zëvendësohet me më të renë? A vjetrohet e reja? A e humbet sharmin dhe freskinë, vrullin, hapin gjithnjë në nxit sikur koha nuk i mjafton për t’i thënë të sajat? A mplaket duke u veshur me rrudhat e mençurisë dhe përsosjen e përvojës? Kur lind e reja dhe kush e lind?
Gjysmëshekulli më parë, në Francën e fundviteve ’50 një grupim kineastësh nisën reagimet kundër themeleve të ngritura të kinemasë franceze, në përpjekje për të thënë dhe bërë të tyren nën emrin tingëllues “Nouvelle vague”.  Edhe pse kurrë nuk u bë një lëvizje e organizuar formalisht, kineastët e Valës së Re u lidhën fort me refuzimin e vetëdijshëm të periudhës letrare në Francë, e së bashku me frymën rinore sollën dëshirën për të eksperimentuar me format e reja... Edhe pse kanë kaluar më shumë se pesëdhjete vjet, “vala e re” mbetet ende e re, të paktën në revoluciononin që i solli narracionit në film....
Nëse do hiqnim një paralele arti-edhe nëse krahasimi do të qe i pavend është liria e këtij të fundit që e legjitimon - me ndryshimet e regjimit politik e ekonomik në vendin që dikur ishte quajtur fortesa më madhe e diktaturës në portën hyrëse të Bllokut Lindor ku periudha e realizmit socialist mund të quhej zyrtarisht e vdekur, e vrarë edhe nga pena e shkrimtarëve të një brezi që po lindte, ose kishte lindur në heshtje e ishte rritur aq sa një fëmijë në motet e para, i etur për t‘u shpërfaqur e lexuar, për të thënë të tijën në një stil më të ri, në një frymë më liberale, një valë e re në letërsinë shqipe. Poetë e prozatorë, eseistë e publicistë nisën të botoheshin,
Thuhet se brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste, sidomos në poezi.
Frymëmarrja lirshëm – të paktën në të thënën e të shkruarit të këndvështrimit edhe kritik, e cila në gjysmëshekullin e regjimit komunist as që ëndërrohej e për t’u bërë realitet duhet të kishe penën aq të fortë sa edhe kokëshkrehjen për t’ i vënë gjoksin dyerve të hekurta të qelive të ftohta në burgjet famëkeqe apo në rastin më të keq t’i mbyllje sytë përpara grykës së një arme që kishte pushtetin t’i jepte fund jetës dhe krijimtarisë –solli dyndje veprash letrare. 
 Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, Arian Leka, Mimoza Ahmeti, Irma Kurti, Luljeta Lleshanaku apo Ervin Hatibi ishin disa nga emrat e atyre që do të konstituonin më pas atë që do të quhej brezi i ri i shkrimtarëve. Po në dhjetëvjeçarin e tretë të lirisë së fjalës dhe letërsisë së pacensurë cili është brezi i ri i shkrimtarëve? A ka një brez të ri që po e zëvendëson atë të Post Nëntëdhjetës? Pak muaj më parë, në Kroaci u botua “Antologjia e letërsisë shqipe”. Dymbëdhjetë shkrimtarë të rinj, mes të njëzetave dhe të dyzetave, i propozohen lexuesit kroat me krijimtarinë e tyre në prozë e poezi. Lindita Arapi, Darien Levani, Mariklena Niço, Lindita Komani, Flurans Ilia, Lisiana F. Demiraj, Eljan Tanini, Gresa Hasa, Arti Lushi, Sabina Veizaj, Edon Qesari, Albana Nexhipi vijnë si pjesë e një vale më të gjerë shkrimtarësh që, prej një dekade, komunikojnë me lexuesin e tyre si me një klasë e mëvetme shoqërore.
Disa prej tyre ishin pjesëmarrës në festivalin “Vështrime në letërsitë e vogla” që u organizua në Zagreb javën e parë të tetorit. Letërsia shqipe, fqinjit dalmat i kishte munguar prej afro 30 vitesh, atëherë kur Shkëlzen Maliqi përkthente Kadarenë në kroatisht. Edhe kjo Antologji, e përzgjedhur nga shkrimtari Arian Leka është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi.
Një përzgjedhje autorësh pak të njohur, që pragun e komunikimit me lexuesin e kanë kaluar në festivalet e poezisë dhe në botimet e revistave letrare në vend e disa syresh edhe në rajon.

Duke u botuar fillimisht në revistat “MM”, “Mehr Licht”, “Milosao”, “ARS” “Fjala” por veçanërisht në revistën “Poeteka”, apo duke lexuar në festivalin eponim, këta autorë kanë ngulmuar ta bëjnë krijimtarinë e tyre pjesë të peizazhit kulturor të vendit...

No comments:

Post a Comment