Wednesday, February 25, 2015

Iris Luarasi: Feministe? Jo, jam aktiviste kundër dhunës në familje















Shpesh lufta e saj dhe e kolegeve në mbrojtje të grave perceptohet si ajo e feministeve agresive që luftojnë burrat. Gazetarja, pedagogia dhe aktivistja e luftës kundër dhunës në familje, Iris Luarasi flet për angazhimin e saj me Qendrën e Këshillimit të grave dhe vajzave dhe për linjën më të re të këshillimit për burrat dhunues. Arritjet, vështirësitë dhe sfidat drejt një shoqërie më të ndërgjegjësuar dhe më pak të dhunshme

Festivali i XI i këngës, revolucioni që do të vinte nga muzika















Një prej protagonistëve të atyre netëve, që lanë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare jo vetëm të muzikës , konferencieri i festivalit Bujar Kapexhiu risjell kujtimet, emocionet, përshtypjet, por edhe ato çka la pas në jetën dhe karrierën e tij Festivali i XI i Këngës në RTSH. Një rrëfim mbi atë khatarsis që desh ta sillte ndryshimin nga muzika

Tuesday, February 17, 2015

Trajneri që ndërtoi Kombëtaren e futbollit për femra














Ish-futbollisti i famshëm i Kombëtares shqiptare rrëfen eksperiencën e re dyvjeçare në drejtimin e përfaqësueses së femrave, nga krijimi i saj, te sukseset e para, humbjet, vështirësitë dhe sfidat që po has në karrierën e tij të re si trajner. Ambicia e tij më e madhe është të sprovohet në një ekip meshkujsh, aty ku futbolli ka edhe shijen e vërtetë për të, por nuk pranon ta lërë ekipin e vajzave, edhe sikur të merrte ndonjë ofertë për drejtimin e Barcelonës

Katër filma dhe një martesë

















Regjisorja e talentuar shqiptare prej dhjetë vitesh ka ndërtuar një karrierë në SHBA, duke realizuar plot dokumentarë për National Geographic” dhe disa filma artistikë të pavarur me metrazh të shkurtër e metrazh të gjatë. Por nuk harron të kthehet edhe në Shqipëri, duke lënë vulën e saj me produksione artistike që i sjell për herë të parë. Para disa vitesh realizoi të parin sitcom shqiptar “Radio-Radio”, ndërsa këtë vit filmin “Femrat”, me skenar të Koloreto Cukalit, një komedi e cila garanton të qeshura pafund. Rudina Vojvoda zbulon edhe planet për projektet e radhës mes filmave  dhe një ceremonie martese

Monday, February 16, 2015

Viti 2014 në 10 libra














Edhe pse botimet këtë vit kanë rënë ndjeshëm, krahasuar me një vit më parë, për shkak të problematikave që hasin shtëpitë botuese në tregun e librave, periudha e festave duket se i ka afruar njerëzit drejt librarive. Ja cilët kanë qenë titujt dhe autorët e preferuar nga lexuesi shqiptar

Erërat e reja të letërsisë shqipe
















Pak muaj më parë, në Kroaci u botua “Antologjia e letërsisë shqipe”. Dymbëdhjetë shkrimtarë, mes të njëzetave dhe të dyzetave, i propozohen lexuesit kroat me krijimtarinë e tyre në prozë e poezi. Një përzgjedhje autorësh pak të njohur, që pragun e komunikimit me lexuesin e kanë kaluar në festivalet e poezisë dhe në botimet e revistave letrare në vend e disa syresh edhe në rajon.  A  ka një rrymë të re në letrat shqipe? E kanë zëvendësuar brezin e  ri të post ’90? Si dhe ku spikatin ata?

Në kirurgjinë e letërsisë




















Në Panairin e 17 të Librit u vlerësua si autori më i mirë i vitit 2014, me librin e tij me tregime“Histori (e)skatologjike. Arben Dedja, mjeku kirurg që letërsinë e shkruan për pasion, rrëfen jetën larg Shqipërisë dhe marrëdhënien që ka krijuar me gjuhën shqipe duke bërë art me fjalët e larta...

Sunday, February 15, 2015

Dhëndër në Japoni














Aq shumë e magjepsi Japonia saqë u bë dhëndër atje. Muzikanti i njohur Genc Tukiçi rrëfen historinë e dashurisë me Ayumin, përshtatjen me traditat e vendit të saj si edhe rritjen e dy fëmijëve Nadia dhe Abraham me kulturën shqiptare e japoneze, në mes të Parisit

All that jazz!

















Nëse do të donte të shkrihej në një fjalë të vetme, ashtu siç bën sa herë improvizon me tingujt, Eda Zari do të zgjidhte identitetin. Asgjë më shumë e asgjë më pak se aq.

Në pushtim të lirisë












Një  rrugëtim në kohë, që të çon në një shekull tjetër, aty ku zë fill edhe krijimtaria e piktorit. Tejet guximtare dhe sfiduese të regjimit,   pikturat e tij plot ngjyra  kërkojnë të zgjerojnë territoret e vogla ku kanë jetuar për mëse gjysmë shekulli dhe të shohin dritën e syve mungues të admiruesve.

50 hijet e leximeve















Pas premierës së shumëpritur në kinematë e të gjithë botës të dy ditëve më parë, që i ndërpret ngjarjet aty ku bëhen më interesante, fansat i kanë kthyer sytë nga libri, duke shënuar rekorde të reja të librit më të shitur të të gjithë kohërave. Me gjithë joshjen e paprecedentë por edhe kritikën e pamëshirshme, askush nuk di ta thotë me saktësi se çfarë i nxiti lexuesit të marroseshin pas trilogjisë “50 hijet e Greit”. Stili i të rrëfyerit?Historia e dashurisë apo erotizmi eksplicit? Të gjitha bashkë apo asnjëra nga këto?

Thursday, February 12, 2015

Ilirian Shima, skulptori i lirisë
















Ishin dy vjet që skulptori e kish pritur dhe fantazuar këtë çast. Skulptura rreth 5 metra e lartë zbriti në mbrëmje vonë nga kamioni që e kish transportuar nga Athina me orë të tëra drejt qytetit. Më në fund, shqiponja mund të hapte krahët në të gjithë gjerësinë e saj, mbi platformën e ngritur enkas në lulishten e sheshit kryesor të Lushnjës, përballë shtëpisë historike ku u mbajt Kongresi, më 1920-ën.

Sesilia Plasari: Liri në Bremen, më ka ndihmuar të jetoj














Pas komedisë “Kasollja e vogël”, regjisorja është rikthyer në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë me një dramë tronditëse. Historia e një gruaje , e dënuar me prerje koke sepse ka vrarë 15 njerëz. Sesilia Plasari rrëfen arsyet që e shtynë të sjellë këtë vepër për publikun. Heroina, Geshja vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim. Sipas saj, shumë gra shqiptare mund të gjejnë në jetën e Geshes, historinë e tyre personale...

Wednesday, February 11, 2015

Kur fati përkundet me muzikë klasike




















Kur ishte motak,  përkundej sipas një  ritmi të brendshëm dhe vazhdon të përkundet nga fati që i këndon në gjuhën që ai di më mirë; kanton klasike.  Një nga emrat e spikatur të skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, baritoni Armando Likaj, numëron 40 role në tetë vite karrierë, duke arritur një rekord në moshën 31-vjeçare

Simfonia e vëllezërve















Vëllai më i madh, Davidi  vuri në skenë të parën simfoni të shkruar dhe dirigjuar nga ai vetë. “Shfaqu Zot” është një himn i fuqishëm ndaj jetës dhe shpresën te hyjnorja që e përkund njerëzimin në breza. i vogli, Genci ka ardhur t’i japë forcë dhe të luajë në piano një koncert të shkruar nga ai. Ashtu siç vjen gjithmonë për t’i qëndruar në krah në sipërmarrje të tilla. Marrëdhënia  e vëllezërve Tukiçi të ngjan me një simfoni, të shkruar me kohët e një jete së bashku

E ngrohta Princeshë e Akujve




















foto:Armand Sallabanda 
Ndryshe  nga Mbretëresha e borës së Andersenit, Elia Zaharia është princesha e ëmbël e bardhësisë e që me rrëfimet e saj sjell magjinë e ngrohtë të festave. Nga  nostalgjia e fëmijërisë me pakot me lodra, pambuku si flokë bore mbi pemën e dekoruar me poçet ngjyra-ngjyra, te spektakli i fishekzjarrëve në Kullën Eiffel e deri te festimet në mbrëmjen e ndërrimit të viteve që organizohen në Oborrin Mbretëror...

Er(l)a e re





















Foto:Armand Sallabanda
Pas lotëve për dorëheqjen e Berishës si kryetari PD-s, pas largimit nga godina e kryeministrisë, ku ajo shërbeu për tre vjet si zëdhënësja e Kryeministrit,  për Erla Mëhillin ka nisur një erë e re. Zyra të  reja, axhenda e re, pozicioni i ri, një projekti ri akademik, por sërish përkrah Berishës...

Tuesday, February 10, 2015

Arratisja për t’u bërë artist





















Foto:Armand Sallabanda 
Ka ngjitur skenat më prestigjioze ndërkombëtare me performancat e tij dhe ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika europiane. Brigel Gjoka, koreografi dhe balerini shqiptar që po mahnit botën, rrëfen sesi e la Shqipërinë dhjetë vjet më parë në kërkim të famës dhe suksesit.

Një jetë prej perfeksionisteje




















Foto:Armand Sallabanda

20 vite në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si balerinë e parë, dhjetëra kryevepra të vëna në skenë dhe dhjetëra të tjera që mbajnë firmën e saj si koreografe. E fundit “Traviata” e rivënë në skenë në fillim të marsit, pas suksesit që pati premiera e vitit të kaluar, të cilën Enada e solli si balet për të parën herë për publikun shqiptar...Enada Hoxha rrëfen sfidat e balerinës për të qenë gjithnjë e përsosur dhe për të shkëlqyer mbi skenë

Monday, February 9, 2015

I gjithë Ballkani në një pikë gjaku










Shkrimtari i njohur malazez rrëfen historinë e familjes, prejardhjen, tre kombësitë që mban në gjak , Malin e Zi, Shqipërinë, Ballkanin, ngjashmëritë dhe diferencat mes vedi, letërsinë...

Ishte koha për pajtim...
















Atëherë  kur  Bashkim Finon e thirrën nga Gjirokastra për t’u bërë kryeministër  i një shteti në udhëkryqe të rrezikshme, ku në krye të kabinetit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar ai do të përpiqej të kthente paqen dhe sigurinë në vend. Por si  i kujton vetë Fino ato ditë të mbrapshta të vitit ’97?! Lexoni rrëfimin e tij...

Betejat diplomatike të Luftës së Kosovës

















Ja si e  kujton diplomati shqiptar odisenë e përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të Kosovës  në luftën e përgjakshme të ushtrisë serbe  pasi kanë kaluar 15 vite dhe Kosova feston më 17 shkurt 5 vjetorin e Pavarësisë së saj . Episodet, protagonistët  dhe antagonistët, qëndrimet dhe vendimet për fatet e mijëra njerëzve  i sjell në dëshminë e tij.

Për “heronjtë” e politikanë të tjerë














Njerëzimi ka pasur gjithnjë nevojë për heronj; për luftrat, për padrejtësitë, për  lirinë, për të drejtat, për fjalën.... për një prijës që i udhëhiqte e fitonte në luftën ndaj së  keqes. Kur historisë i mungonin, popujt i krijonin,  për ta  mbajtur shpresën se ishte dikush, që qëndronte në hije dhe dilte sa herë  lypej për të shpëtuar ditën.

Në dasmën e Mbretit
















Një fëmijë gjashtë vjeçar merr pjesë në  Ngjarja më glamour e shekullit XX  në botën shqiptare, ceremonia e martesës  së  mbretit Zog me konteshën Geraldina Appony të Hungarisë.  75 vite më pas ai jep  në një dëshmi të pazakontë. Zbulojeni madhështinë e pallatit mbretëror, luksin e një dasme aristokrate të Shqipërisë së vitit 1938 në një version origjinal! 

Zbulesa sipas Lubonjës

















Luftë , shkatërrime, katastrofa, gjakderdhje, vizione me përmasa profetike, antikrishtë e heronj që përpiqen për shëlbim...kjo është rrëfenja biblike e gazetarit dhe analistit Fatos Lubonja. “Nëntëdhjeteshtata- Apokalipsi i rremë” , ngre velin e të pathënave e të paditurave të atyre tre muajve të kobshëm që përjetoi lloji shqiptar. Me një interpretim profetik ai risjell pesëmbëdhjetë vite më pas fijet e padukshme që çuan në kaos të gjithë vendin.Vetëm se apokalipsi - sipas ligjësive universale ishte i rremë sepse mesia-t nuk e zbuan të keqen për të sjellë mbretërimin e një bote të re... Por a nuk kishin qenë të gjitha kobet e njerëzimit si ky?! Apokalipse të rremë, ku engjëjt e Zotit mungojnë

Historia e një ushtari



















Kështu titullohet  një film që ka në qendër jetën e një ushtaraku  me aktorin Denzel Washington e kështu kemi vendosur ta titullojmë edhe ne rrëfimin  e jetës së një ushtaraku shqiptar. Lexoni ç’tregon Sokol Mitrushi për forcat e armatosura shqiptare, ku shërben si komandant grupi,  misionin në Afganistan ku ai ishte pjesë e komandove Eagle IV” e u zunë në pusi nga policia afgane e humbi jetën kapiteni Feti Vogli,  e shumë e shumë të tjera. Ndonjëherë jeta ia tejkalon edhe filmave- thotë ai...

Për revolucionin që nuk erdhi kurrë




















I keni parasysh katër protagonistet e serialit të famshëm televiziv amerikan që rrëfejnë lirshëm për jetët e tyre seksuale?! Imagjinoni katër protagoniste shqiptare të cilat rrëfejnë jetët e tyre seksuale hapur, pa drojë, jo në Nju Jork, por në  një prej qyteteve shqiptare…E vështirë edhe  për t’i dhënë shfre imagjinatës secili prej nesh e di mirë raportin e shoqërisë sonë me seksualen.
Si është seksi I parë nga sytë e qytetit? – kur ky I fundit merr kuptimin e mendësisë kolektive. Mbi këtë marrëdhënie  të shqiptarëve me seksualen,  e bashkëkëndruar me traditat dhe  moralin e disa të ashtuquajtura vlera, sociologia dhe feministja Ermira Danaj sjell një analizë. Si studiuese, si grua dhe si pjesë e shoqërisë.

Në zbulim të Afrikës




















Asaj bërthamore. Gjatë misioneve të inspektimit të minierave me uranium dhe centraleve atomike për llogari të agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike, mes mrekullive të kontinentit të zi. Fizikani bërthamor, Përparim Fuga shkon më tutje, duke e zbuluar Afrikën përtej detyrës; në aventurën përmes një vendi të pazbutur, natyrës kryeneçe dhe të epërme larg qytetërimit. Atë, që ai do ta quajë një përvojë që ndodh një herë në jetë.