Monday, April 27, 2015

Një Hanë me muzikë














Foto: Armand Sallabanda

Në Tiranë e ka sjellë promovimi i videos “Live session @Vollga” –një projekt muzikor me pesë këngë të interpretuara dhe regjistruara live, në hotel “Vollga” në Durrës.
Vlashent Sata, muzikanti shqiptar, i cili prej 13 vitesh e ka ndërtuar karrierën në Paris, rrëfen artistin -përmes albumit të parë “Hana”, me të cilin do i shfaqet publikut në një koncert të madh në muajin prill - dhe njeriun, një kaleidoskop kujtimesh e emocionesh të mbledhura nga fëmijëria, ëndrrat, jeta...të gjitha brenda muzikës, që e sjell si dhuratë për ata që e dëgjojnë

Tuesday, April 14, 2015

Dosjet, për metaforën e një shoqërie të mbajtur peng

















Metafora  e madhe e një shoqërie të mbetur peng në të kaluarën, ku dosjet e kyçura në mister janë simboli i kontrollit mbi fatet dhe shpirtrat e njerëzve. Pikërisht mbi këtë, autori Bashkim Shehu ka ndërtuar romanin e tij të fundit, “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”. Një labirint letrar që e tregon rrugën e daljes me anë të gjetjes stilistikore, duke dekoduar misteret e dosjeve, me anë të një fjalori  udhëzues. Por misteri i dosjeve është më i ndërlikuar...